Sport

Sport

E konfirmon trajneri i PSG: Buffon luan ndaj Napolit

Publikuar më 02 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Portieri italian do të jetë në portë në sfidën e së martës në Ligën e Kampionëve. Gianluigi Buffon e ka kryer suspendimin prej tri ndeshjesh në Ligën e Kampionëve, pas kartonit të kuq të marrë sezonin e shkuar sa ishte pjesë e Juventusit.

Tani portieri 40-vjeçar është pjesë e Paris Saint-Germain dhe pret që të debutojë me ta në Evropë, kur të martën do të ndeshen me Napolin në San Paolo.

Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri i PSG, Thomas Tuchel. "Buffon do të luajë nesër ndaj Lille dhe të martën kundër Napolit", ka thënë Tuchel në konferencë për media.

"E kam thënë gjithmonë që ai ka një rol të rëndësishëm për ne, pasi është një legjendë dhe ka pasur një karrierë fantastike".

"Gigi ka shumë përvojë dhe kjo ka rëndësi për ne. Është shumë e rëndësishme që ai flet me të gjithë lojtarët dhe ndanë me ta eksperiencat e tij", ka theksuar gjermani.