Sport

Sport

Valon Berisha pasi u vlerësua si lojtari i muajt

Publikuar më 03 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Përfaqësuesi i Kosovës dhe lojtari i klubit italian Lazio, Valon Berisha, ka treguar respekt dhe falënderim për të gjithë qe e kanë votuar për lojtarin më të mirë të muajt tetor.

Valon Berisha është shpallur lojtari i muajit tetor për Lazion, pasi ishte lojtari më i votuar, duke grumbulluar 12,224 vota.

"Faleminderit të gjithëve që më keni votuar si lojtari më i mirë i muajit Tetor, e vlerësoj shumë këtë çmim", ka shkruar Berisha në Facebook në shqip dhe në anglisht.

Valon Berisha erdhi në Lazio në këtë verë nga klubi austriak, Salzburg, dhe i ka vetëm 4 paraqitje për lacianët, 2 në Serie A dhe 2 në Evropa Ligë, pasi për një kohë të gjatë ka vuajtur nga lëndimi.