Sport

Sport

Akil Gjakova kampion i Evropës

Publikuar më 04 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Akil Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Evropianin U23 që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Në një finale të vështirë ndaj xhudistit nga Azerbajxheni, Rufat Mamadov xhudisti kosovar u tregua më i suksesshëm, transmeton Koha.net.

Gjakova e mposhti xhudistin nga Azerbajxhani me Ippon. Ky është kampionati i fundit evropian për Gjakovën në garat U23.

Raundin e parë, Akili e kaloi pa luftë, në të dytën mundi serbin, Filip Jovanoviq. Në raundin e tretë mposhti holandezin, Roy Schipper, kurse në çerekfinale italianin, Gabriele Sulli.