Sport

Sport

Loriana Kuka kampione evropiane U23 në xhudo

Publikuar më 04 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Xhudistja kosovare Loriana Kuka është kampione evropiane U23, pas triumfit në finale ndaj gjermanes Christina Faber në të dielën Hungari

Kuka e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos për moshataret e saj U23, që është duke u zhvilluar këtë fundjavë në Hungari, raporton Gazeta Express.

Kosovarja u stolis me medalje të artë në kategorinë -78 kilogramë, pasi e mundi xhudisten nga Gjermania, Christina Faber.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi ka thënë se për dy ditë, Kosova i ka dy kampionë evropianë dhe dy medalje të arta.

"Akil Gjakova Kampion Evropian 23! Loriana Kuka Kampione Evropiane U23! Sa ndjenjë e veçantë për të gjithë ne, investimi dhe ndihma e MKRS-së po rezulton me medalje në çdo ngjarje të xhudos. Urime Akil e Loriana, përgëzime trajnerit Driton Kuka! Urime Kosovë", ka thënë Gashi.