Sport

Sport

Xhaka i bindur: Arsenali do të përfundojë në top-katërshen

Publikuar më 05 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Granit Xhaka beson se shpirti kolektiv do t'i sigurojë Arsenalit një vend në "top 4" vendet e para të Premier League, këtë sezon.

Reprezentuesi zviceran, ishte në formë të shkëlqyer gjatë barazimit 1-1 të Arsenalit kundër Liverpool.

Xhaka e krediton ardhjen e Unai Emery si një faktor kryesor në ringjalljen e tyre, si brenda dhe jashtë fushës: "Në çdo lojë e dimë se çfarë bëjmë. E studiojmë me detaje kundërshtarin, ku është më mirë dhe ku jo. Trajneri Emery është i rëndësishëm, më ndihmon jo vetëm mua, por të gjithë lojtarët, me gjërat e vogla, gjërat taktike".

"Përmirësimi i shumë gjërave të vogla na ka ndryshuar. Ne kemi karakter të madh. Nëse jemi 1-0 në disavantazh, si për shembull kundër Liverpool, e kthejmë rezultatin dhe nuk është hera e parë. Ne e dinim se nuk do ta humbisnim këtë lojë, sepse ishim aq të mirë dhe treguam karakter përsëri. Nëse e shihni këtë ndeshje, mund të kuptoni se jemi gati për të zënë një vend mes katër të parëve në Premier League", tha ai.

Sipas Xhakës, një tjetër faktor është Lucas Torreira. Duke ardhur nga Sampdoria këtë sezon, mesfushori uruguajan është përshtatur shpejt dhe është një partner i 26-vjeçarit: "Çdo lojë është më e mirë për të. Lucas është i rëndësishëm. Ai e di kur të shkojë përpara dhe kur të qëndrojë. Ka sjellë një ekuilibër të mirë midis mesfushës dhe mbrojtjes".