Sport

Sport

Dele Alli shpërfill lëndimin, do të luajë kundër PSV

Publikuar më 06 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Futbollisti anglez është përballur me shumë lëndime këtë stinor. Më në fund duket se Dele Alli do të jetë i gatshëm për të luajtur me Tottenhamin.

Lëndimet nuk e kanë lënë yllin e kombëtares angleze të ndihmonte skuadrën e tij në këtë sezon, por nesër ai pritet të luajë nga minuta e parë ndaj PSV Eindhoven.

Trajneri Mauricio Pocchettino ka konfirmuar që Alli është mirë dhe se e ka lënë prapa lëndimin.

"Ai ka stërvitur shumë mirë këto ditë dhe pres që nesër të jetë në 100% të formës për ndeshjen me PSV", ka thënë argjentinasi.

Tottenhami ka vetëm një pikë në tri ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve dhe i duhet patjetër të fitojë ndaj kampionëve të Holandës për të mbajtur gjallë shpresat që ta kalojë grupin.