Sport

Sport

Icardi shpëton Interin nga humbja, pasi barazoi 1-1

Publikuar më 07 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mauro Icardi ia ka siguruar një pikë Interit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pasi që e barazoi rezultat 1-1 në minutat e fundit.

Sulmuesi me golin e tij në minutën e 87 ka mbajtur gjallë shpresën për të siguruar kalimin tutje në garën evropiane.

Barça që dominoi në tërësi takimin e zhvilluar në San Siro kaloi në epërsi me golin e Malcom në minutën e 83, por argjentinasi katër minuta më vonë siguroi një pikë që e mban Interin në pozitën e dytë me shtatë pikë, tre më shumë se Tottenhami me të cilin do të përballet xhiron e ardhshme.