Sport

Sport

Veseli triumfon në derbin e shqiptarëve në Seria A

Publikuar më 26 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Empoli-Atalanta, ndeshje e vlefshme për javën e trembëdhjetë të kampionatit italian të futbollit, ka qenë një derbi shqipar, me Frederik Veselin që ka sfiduar dyshen Gjimshiti-Berisha.

Skuadra e të parit ka arritur të ndalë vrapin e Atalanta-s që, pas fitores mbresëlënëse 4-1 të marrë kundër Inter-it në javën e 12-të, me një nga golat që është shënuar nga Gjimshiti, ka kërkuar sot suksesin e pestë radhazi në Serinë A.

Një sukses që i ka shpëtuar nga duart në minutat e fundit. Bergamaskët, në fakt, kanë kaluar në avantazh në minutën e 33-të me Freuler dhe kanë dyfishuar në të 40-ën me Hateboer pasi Caputo ka humbur një penallti për vendasit, që gjithsesi kanë ngushtuar shifrat në 2-1 tri minuta para fundit të pjesës së parë me La Gumina. Në të 77-ën ka ardhur edhe goli i barazimit falë një autogoli të Masiello-s.

Në minutën e 84-t Atalanta ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Ilicic dhe Empoli ka arritur të përfitojë nga superioriteti numerik duke shënuar golin e fitores 3-2 me Silvestre në minutën e 92-të.

Po sot është luajtur edhe Napoli-Chievo, e mbyllur në barazim pa gola. Një rezultat zhgënjyes për ekipin e Elseid Hysaj, i cili ka luajtur 74 minuta para se të zëvendësohej nga Rui.

"Axurrët" janë kthyer në vendin e dytë të renditjes, por kanë humbur terren ndaj Juventus-it kryesues që tani ndodhet tetë pikë larg. Rastet për gol nuk i kanë munguar vendasve, me Mertens dhe Callejon që janë treguar të pasaktë para portës.

Është mbyllur në barazim pa gola edhe Bologna-Fiorentina, ndërsa Parma ka mundur 2-1 Frosinone-n dhe është ngjitur në vendin e gjashtë të renditjes.