Sport

Sport

Arsenali shënon fitore të lehtë ndaj Vorskla

Publikuar më 30 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Skuadra e Ardin Dallkut është mposhtur me rezultatin 0:3 nga Arsenal. Edhe pse skuadra e Arsenal është paraqitur me formacionin e dytë, kjo nuk luajti rol shumë të madh për epilogun përfundimtarë.

Mysafirët kaluan në epërsi qysh në minutën e 11' me anë të Emile Smith - Rove, shkruan lajmi.net. Goli i dytë për Arsenal erdhi në minutën e 27' nga penalltia, të cilën në gol e konkretizoi mesfushori Aaron Ramsey.

Rezultati përfundimtar u vendos 4 minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Joseph Wilock (41').

Me këtë fitore skuadra e Unai Emery ruan vendin e parë në grupin E të Ligës së Evropës, me 13 pikë pas 5 ndeshjeve. Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve Arsenal do ta luaj kundër Qarabag.