Sport

Sport

Maradona: Marrëzi që River Plate - Boca luhet në Madrid

Publikuar më 01 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona nuk pajtohet me faktin që dueli mes River Plate dhe Boca Juniors nuk do të luhet në Argjentinë.

Takimi i dytë i finales se Kupës Libertadores do të luhet në Santiago Bernabeu.

Por, ky vendim nuk ka kaluar pa polemika të shumta. Maradona ka qenë ndër të shumtët persona që janë shprehur kundër këtij vendimi, transmeton KP.

"Nuk e kuptoj me çfarë logjike e kanë marrë vendimin për të luajtur finalen në Madrid", tha ai. "Çfarë dreqin duhet të bëjë një tifoz nëse fëmijët e tij kërkojnë ta shikojnë këtë ndeshje. Kosto e biletave të avionit është e papërballueshme, të mos flasim më për gjërat e tjera". "Për atë zot, të merren disa masa sigurie dhe le të luhet ndeshja në Velez në një nga qytetet e shumta të Argjentinës", deklaroi Maradona.

Ndeshja mes River Plates dhe Boca Juniors do të luhet më 9 dhjetor.