Sport

Sport

Modric pasi e fitoi ‘Topin e Artë’: Jam shumë i lumtur, ëndrra u bë realitet

Publikuar më 04 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Luka Modric është fitues i 'Topit të Artë' për vitin 2018, duke e mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Antoine Griezmannin.

Ai pasi e fitoi këtë trofe për herë të parë në histori dhe u shfaq i lumtur për këtë.

"Dua t'i falënderoj shokët e skuadrës dhe trajnerët e Real Madridit, po ashtu edhe ata te Kroacia".

"Të gjithë ata që votuan për mua dhe familjen time".

"Gruan time dhe fëmijët që më mbushin si person dhe më përgatisin për suksese më aspektin personal".

"Gjithmonë kam ëndrra, kam dashur të luaj në një klub të madh, të fitoj tituj, Topi i Artë është gjithçka që unë mund të ëndërroj si fëmijë, është një nder ta fitoj sonte".

"Është kënaqësi e madhe të jem këtu rreth lojtarëve të tillë, vazhdoj të mendoj se po përpiqem të mësohem të bëhem pjesë e këtij grupi lojtarësh të jashtëzakonshëm që kanë fituar më parë Topin e Artë", deklaroi Modric.