Sport

Sport

Kosova ia dha sulmuesin Malit të Zi, ia mori portierin

Publikuar më 05 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kur Mali i Zi e Kosova të takohen në mbrëmjen e 7 qershorit të vitit tjetër në Podgoricë, sulmin e vendasve me shumë gjasë do ta udhëheqë një lojtar që ka nisur formimin në Kosovë dhe që ndien se asnjëherë nuk e ka pasur vlerësimin e duhur në vendin e lindjes, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë në portën e Kosovës thuajse sigurt do të jetë një portier me prejardhje nga Mali i Zi dhe që ka mbajtur fanellën e këtij vendi në të kaluarën. Bëhet fjalë për Fatos Beqirajn e Malit të Zi dhe Arijanet Muriqin e Kosovës.

Kosova e Mali i Zi janë pjesë e Grupit A të kualifikimeve të rregullta për "Euro 2020" në futboll. Në Grupin A bëjnë pjesë edhe Anglia, Çekia e Bullgaria, por Mali i Zi është i vetmi kundërshtar i grupit me të cilin Kosova ka "histori" të shkëmbimit të lojtarëve. Histori të lëvizjes së lojtareve Kosova ka edhe me plot vende evropiane, por jo me kundërshtarë të grupit.

Te lëvizja e lojtarëve nga njëra përfaqësuese në tjetrën ka ardhur për shkak të pranimit të vonshëm të Kosovës në asociacionet ndërkombëtare të futbollit. Dhe kjo dikur ka prekur pak edhe vendin fqinj, Malin e Zi, që është shtëpi e shumë shqiptarëve.