Sport

Sport

Notat e lojtarëve: Wolverhampton 2-1 Chelsea, Loftus-Cheek lojtar i ndeshjes

Publikuar më 06 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Chelsea pësoi humbje në udhëtim te Wolverhampton Wanderers, megjithëse e pati epërsinë në pjesën e parë. Përkundër triumfit, vendasit bënë paraqitje pakëz më të mirë (6.77), në krahasim me mysafirët (6.53).

Edhe pse Blutë pësuan humbje, golashënuesi Ruben Loftus-Cheek është shpallur lojtar i ndeshjes (8.6). Pas tij gjendet Eden Hazard (7.7).

Lojtari me notën më të ulët në takim është anësori i Chelseat, Willian (5.6), derisa notë e ulët i është dhënë edhe portierit Kepa Arrizabalaga (5.8).

Te vendasit janë vlerësuar dy golashënuesit Diogo Jota (7.0) dhe Raul Jimenez (7.4), si edhe asistuesi Morgan Gibbs-White (7.4).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Wolverhampton Wanderers (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Chelseat