Sport

Sport

Shaqiri shënon në fitoren e Liverpoolit ndaj Burnleyt

Publikuar më 06 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Burnley, me Xherdan Shaqirin që shënoi një gol në këtë takim. 1 me 3 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Vendasit kaluan së pari në epërsi në minutën e 54 përmes Corkut. Megjithatë skuadra e Jurgen Kloppit u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar tre herë në vazhdim të ndeshjes.

Milneri barazoi shifrat ën minutën e 62 pas asistimit nga Origi. Firmino shënoi pas shtatë minutash nga asistimi i Van Dijkut. Kurse golin e tretë e shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 90+1 pas asistimit nga Salahu. Në vendin e dytë, me tre pikë me pak se City, Liverpooli ka 39 pikë. Kurse Burnley në vendin e 19 ka 9 pikë.