Sport

Sport

Liverpooli fiton derbin ndaj Arsenalit, shkëlqen Firmino

Publikuar më 29 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Derbi i javës së 20-të në Premier Ligë ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit i ka takuar atij të parit. Në një ndeshje spektakolare në Anfield Road skuadra e Jurgen Kloppit arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat bindës prej 5 me 1, transmeton Koha.net.

Kur po luhej minuta e 11 skuadra e Liverpoolit e pa veten në disavantazh pasi ishte i riu Maitland-Niles që i dha epërsinë Arsenalit pas asistimit nga Iwobi.

Megjithatë, Liverpooli përmbysi gjithçka për pesë minuta me dy gola të shpejtë nga Roberto Firmino që shënoi në minutat 14 dhe 16.

Mane e dyfishoi epërsinë e Liverpoolit duke shënuar në minutën e 32 pas asistimit nga Mohamed Salah, i cili çoi rezultatin në 4 me 1 duke shënuar nga penaltia në minutën e 45+2.

Në pjesën e dytën Liverpooli shënoi edhe njëherë. Dhe ishte Firmino që në minutën e 65 shënoi golin e tij të tretë në këtë takim. Ai shënoi nga penaltia, pas Kolasinac kishte bërë një ndërhyrje të parregullt në mbrojtësin Dejan Lovren.

Në krye të tabelës me 54 pikë tashmë Liverpooli krijon distancë prej nëntë pikësh nga ndjekësi i parë Tottenhami, që sot humbi nga Wolvesi. Derisa Arsenali me 38 pikë zë vendin e pestë.