Sport

Sport

Barcelona synon të përforcohet me dy mesfushorë në janar

Publikuar më 30 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Barcelona pritet të jetë një ndër skuadrat më aktive në afatin kalimtar dimëror. Katalunasit janë në kërkim të dy mesfushorëve për sezonin pranveror, transmeton KTV.

I pari në listën e dëshirave te Barça është mesfushori francez i PSG-së, Adrien Rabiot.

Ky i fundit do të largohet nga francezët dhe pritet t'i bashkohet Barcelonës në janar.

Përveç Rabiotit, katalunasit janë duke e kërkuar edhe mesfushorin holandez të Ajaxit, De Jong.

Barça ka ofruar 60 milionë euro për t'i siguruar shërbimet e mesfushorit që po kërkohet edhe nga shumë skuadra të tjera evropiane.