Sport

Sport

Goli i Rashicës më i miri për 2018 nga UEFA

Publikuar më 31 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Milot Rashica kishte shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombëve më 14 tetor 2018.

E UEFA Euro 2020 e ka zgjedhur pikërisht këtë gol si më të mirin për vitin 2018 në Ligën e Kombeve.

Rashica kishte dërguar topin në rrjetë me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë në barazimin prej 1 me 1 ndaj Ishujve Faroe në udhëtim.

Kujtojmë se Kosova është në "play-off" të Ligës së Kombeve, ku do ta ketë përballë Maqedoninë në këtë fazë.