Sport

Sport

Cannavaro: Napolit i duhet Messi për ta fituar titullin

Publikuar më 04 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Fabio Cannavaro shpreson që Napoli ta fitojë Europa Ligën, por ka thënë së "e vetmja mënyrë që ata ta fitojnë Skudeton është nëse e sjellin Lionel Messin në Napoli".

Fituesi i Topit të Artë dhe Botërorit që ka luajtur edhe për Napolin dhe mandej për Juven, tani punon si trajner në klubin kinez, Guangzhou Evergrande ka thënë se mundësitë që Napoli ta fitojë titullin e Italisë është ta bëj një transfer të madh.

"Në të vërtetë duket se vetëm Napoli apo Interi mund ta ndalojnë dominimin e Juventusit, por bardhezinjtë duket se nuk do të ndalën në këtë aspekt", ka thënë Cannavaro për Il Mattino.

"Juve e meriton të jetë lider s'paku në këtë moment. Ata kanë nënshkruar me Cristiano Ronaldo  i cili i ka dhënë edhe më shumë besim dhe entuziazëm skuadrës, duke qenë në një nivel në Europë dhe si të pamposhtur në Itali".

"E vetmja mënyrë që Napoli ta fitojë Skudeton kundër Juventusit është të nënshkruajnë me Lionel Messi. Forma tjetër është nëse Juve ua hap".

"Do të dëshiroja që Juventus ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe Napoli Europa Ligën, pasi që kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për futbollin italian".