Sport

Sport

Suarez: Barça lufton për tripletën

Publikuar më 02 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Luis Suarezi beson se Barcelona mund të fitojë çdo gjë këtë sezon shkaku i formës që ekipi po tregon në ligë, kupë dhe në garat evropiane.

Në një intervistë për "Mundo Deportivo", uruguaiani ka thënë se eksperienca brenda ekipit mund të jetë e rëndësishme në ndeshjet e mëdha të sezonit.

"E kemi obligim që të tentojmë të fitojmë gjithçka dhe mentaliteti ynë është që të fitojmë çdo titull", ka thënë ai.

"Jemi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, prijmë në La Liga sa i përket pikëve dhe në Ligën e Kampionëve. Kemi përvojë për t'u përballur me çdo situatë", ka thënë veç të tjerash Suarez.