Sport

Sport

Notat e lojtarëve: Roma 1-1 Milan, Donnarumma më i miri në fushë

Publikuar më 04 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nuk ka pasur fitues në derbin e javës së 22-të në Serie A, ndërmjet Romës dhe Milanit.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, edhe nota mesatare e Giallorossëve (6.68) është e përafërt me atë të Rossonerëve (6.75).

Nicolo Zaniolo është lojtari më notën më të lartë te vendasit (8.0), falë edhe golit të shënuar.

Patrik Schick (7.1) dhe Edin Dzeko (7.1) që ishin rrezik konstant për portën kundërshtare, janë dy futbollistët tjerë të vlerësuar te Roma.

Notën më të ulët te vendasit, por edhe në përgjithësi në ndeshje, e ka marrë Alessandro Florenzi (6.3).

Portieri i mysafirëve, Gianluigi Donnarumma, ka marrë vlerësimin më të lartë në ndeshje (8.6) duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i këtij takimi.

Pas gardianit, ndër më të mirët te Milani është vlerësuar Lucas Paqueta (7.1), kurse pas tij gjendet Alessio Romagnoli (7.0). Golashënuesi Krzysztof Piatek ka marrë notën 6.7 në këtë sfidë.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)