Sport

Sport

Tre shqiptarët e Baselit i përfaqësojnë tri shtete të ndryshme!

Publikuar më 05 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

?Talenti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka kompletuar transferimin nga Genku te Baseli, shkruan Gazeta Express. 19-vjecari tashmë është prezantuar te klubi zviceran.

Ai i është bashkuar Baselit në formë huazimi për një sezon e gjysmë, deri në edicionin 2019/20, me klubin zviceran që ka bërë të ditur se ka opsionin e blerjes së 19-vjeçarin në qershor të 2020-ës.

Te Baseli, Zhegrova do t'i gjejë dy shqiptarë: Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka.

Interesante është fakti se që të tre lojtarët, ani që janë të një vendi, përfaqësojnë shtete të ndryshme, diçka e rrallë në botën e sportit.

Taulanti mbron fanellën Kuq e Zi, ai është pjesë e Shqipërisë që nga viti 2014.

Derisa Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetiti, e përfaqëson Zvicrën. Ai ka bërë deri më tani 3 paraqitje me helvetikët dhe ka realizuar një gol.

Atyre tani iu bashkohet një tjetër shqiptar, por që luan për një tjetër shtet, për Kosovën, Edon Zhegrova.

19-vjeçari i talentuar është pjesë e Kombëtares së Kosovës që nga viti 2018. Ai ka bërë 6 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.

Xhaka, Ajeti dhe Zhegrova, tre shqiptarë, do të jenë çdo ditë së bashku te Baseli, por jo edhe kur të vjen dita për t'i mbrojtur ngjyrat e shtetit.