Sport

Sport

City mposhti Evertonin, rikthehet në krye të renditjes

Publikuar më 07 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Manchester City ka shënuar fitore 2:0 në duel me Evertonin, duke u rikthyer në krye të renditjes së Premier League.

Skuadra e Pep Guardiolës kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë, kur pas një harkimi në zonë Laporte shënoi me kokë. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vendosi Gabriel Jesus, në minutën e shtatë të kohës shtesë, pas dy përpjekjeve.

Pas kësaj fitoreje City rikthehet në pozitën e parë me 62 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, por skuadra e Guardiolës ka goldallim më të mirë.