Sport

Sport

Barça nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Realit

Publikuar më 07 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gjysmëfinalja e parë në Kupën e Mbretit mes Barcelonë dhe Real Madridit në Camp Nou përfundoi me rezultat 1-1.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për gol, por ishin katalunasit që kontrolluan më shumë lojën duke mbajtur topin. Los Blancos kaluan në epërsi në minutën e gjashtë pasi Lucas Vazquez shënoi nga afër pas asistimit nga Karim Benzema.

Në vazhdim ishte Barça skuadra që kërkoi golin, por Ivan Rakitic (32?) dhe Luis Suarez (35?) nuk arritën të tundin rrjetën e portës së Keylor Navas.

Goli i barazimit u shënua nga Malcom në minutën e 57-të, braziliani shënoi bukur në zonën e rreptësisë. Ndeshja e kthimit luhet në Santiago Bernabeu më 27 shkurt.