Sport

Sport

Messi e Dembele ftohen për të luajtur në përballjen me Athletic Club

Publikuar më 10 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Barcelona do të udhëtojë sot drejt Bilbaos për t'u përballur me Athletic Club, me Lionel Messin dhe Ousmane Dembelen që janë ftuar nga trajneri Ernesto Valverde. Messi dhe Dembele ishin në dyshim shkaku i lëndimeve, por duket se të dy janë të gatshëm t'i ndihmojë Barcës në një ndeshje të vështirë dhe rëndësishme si kjo.

Dembele mungoi në disa ndeshje radhazi shkau i nyjës së këmbës së djathtë, ndërsa Messi, edhe pse ndiente një shqetësim në kofshën e djathtë, u paraqit nga stoli në barazimin e Barçës 1-1 ndaj Real Madridit në Kupën e Mbretit në mesjavë.

Athletic Bilbao e pret Barcelonën në një ndeshje të La Ligës sonte në orën 20:45.

Skuadra prej 19 futbollistëve e ftuar nga Vlaverde: Marc-Andre ter Stegen, Inaki Pena, Nelson Semedo, Sergi Roberto, Gerard Pique, Clement Lenglet, Jeison Murillo, Thomas Vermaelen, Juan Miranda, Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Philippe Coutinho, Carles Alena, Arturo Vidal, Luis Suarez, Lionel Messi, Ousmane Dembele, Malcom and Kevin-Prince Boateng.