Sport

Sport

FMN-ja vazhdon ta mbështesë ATK-në

Publikuar më 09 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj është takuar sot me përfaqësuesit e Zyrës së Fondi Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen dhe Selim Thaçi.

Sipas njoftimit për media, gjatë takimit ata diskutuan në lidhje me bashkëpunimin që do të zhvillohet gjatë këtij viti. Theksohet se përfaqësuesit nga FMN thanë se do të vazhdojnë ta mbështesin ATK-në në zhvillimin dhe avancimin e fushave me rëndësi, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale.

Nga ana tjetër, drejtori Murtezaj pasi falënderoi përfaqësuesit e FMN-së për mbështetjen e deritanishme, shtroi nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ai mes tjerash nënvizoi se ATK ka nevojë që të rrisë kapacitetet e saj në ato fusha, të cilat kanë rol kyç në realizimin e objektivave të përcaktuara.

Kujtojmë së FMN ka përkrahur ATK-në në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.