Sport

Sport

Rënia e Liverpoolit lidhet me vendimin e Kloppit për ta lënë Shaqirin rezervist

Publikuar më 05 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Të shumta ishin kritikat ndaj Juergen Kloppit, pasi Liverpooli humbi vendin e parë në Premier Leaguen e Anglisë në futboll.

Trajneri gjerman është kritikuar nga tifozë të Liverpoolit dhe njohës të futbollit edhe për faktin që nuk ia dha rastin Xherdan Shaqirit në ndeshjen e së dielës ndaj Evertonit, përcjell Koha Ditore.

Liverpooli hasi në telashe për të shënuar gol dhe shumë njerëz të futbollit kanë vlerësuar se është dashur të aktivizohet si zëvendësues Xherdan Shaqiri.

Shaqiri ishte në stol, por nuk fitoi rastin, ndonëse kreu nxehjet. Liverpooli nuk ia doli të shënonte gol, barazoi 0:0 dhe ky rezultat i kushtoi me vend të parë. Pas xhiros së 29-të Manchester City prin me 71 pikë, një më shumë se Liverpooli.

Klopp duket se ka humbur paksa besimin në yllin shqiptar që në ndeshjet e fundit të vitit të kaluar shkëlqeu. 27-vjeçari i ka përcjellë nga stoli dy ndeshjet e fundit kampionale. Ndaj Manchester Unitedit në një barazim tjetër të kushtueshëm pa gola, luajti 18 minuta..