Sport

Sport

Ekipet lënë fjalët e akuzat, sot luhet derbi i stinorit

Publikuar më 06 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Te Prishtina dhe Feronikeli kanë lënë anash "akuzat dhe luftën me komunikata" për t'u fokusuar të përballja direkte në stadiumin "Fadil Vokrri". Kjo ndeshje, ndoshta më e rëndësishmja e stinorit pranveror, do të luhet të mërkurën (sot, 17:00) në kuadër të xhiros 21 të Ipko Superligës në futboll.

Katër ndeshjet e tjera të javës nisin në orën 13:30, për t'ia lënë radhë derbit që do të luhet pak nëpër dritën e ditës e pak në atë të reflektorëve në "Fadil Vokrri".

Feronikeli është lider me pesë pikë më shumë se Prishtina që mban pozitën e dytë, dhe kjo ndeshje mund të vendosë shumë në luftën për titull. Feronikeli futet pas tri ndeshjeve rresht të fituara, kurse Prishtina pas dy humbjeve në tri ndeshjet e fundit. I treti është Llapi me shtatë pikë më pak se Feronikeli dhe dy më pak se Prishtina.