Sport

Sport

Kriza në real Madrid, Perez takim urgjent me Solarin

Publikuar më 06 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sipas gazetës Marca trajneri i Real Madridit Santiago Solari, në orët në vijim do të ketë një takim kokë më kokë me presidentin Florentino Perez.

Humbja turpëruese në shtëpi kundër Ajaxit, i kushtoi eliminimin Los Blancos nga Liga e Kampionëve, dhe tashmë mund të ketë ndryshim në stolin e madrilen në orët në vijim.

Ndërkohë po dje në mbrëmje pas ndeshjes presidenti Perez sipas Marca, kishte "një bisedë të gjatë dhe të thellë" me Solarin.

Situata për teknikun është bërë shumë e vështirë edhe për sezonin e përgjithshëm negativ të Realit, ku tashmë ka dalë nga çdo objektiv.