Sport

Sport

Porto eliminon Romën pas vazhdimeve

Publikuar më 07 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Porto ka eliminuar Romën nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas vazhdimeve dy pjesë nga 15 minuta.

Pasi koha e rregullt përfundoi 2 me 1 në të mirë të portugezëve dhe takimi i parë ishte 2 me 1 në të mirë të Romës, ndeshja shkoi në vazhdime.

Në kuadër të vazhdimeve, Alex Telles doli të jetë hero i Portos duke shënuar tre minuta para fundit duke çuar rezultatin në 3 me 1 dhe për t'i dhënë kualifikimin ekipit të tij.

Nuk kanë mjaftuar 90 minuta për të vendosur çerekfinalistin ndërmjet Portos dhe Romës.

Portugezët shënuan fitore prej 2 me 1, rezultat ky identik si ai në Romë në ndeshjen e parë, transmeton Koha.net.

Soares e Marega shënuan për vendasit. Derisa golin e vetëm për Romën e shënoi De Rossi.

Çerekfinalisti do të mësohet në vazhdime, ose në ekzekutimin e pentalive nëse nuk ka ndryshim rezultati gjatë vazhdimeve.