Sport

Sport

Loriana Kuka ka arritur në finale të turneut Grand Prix në Marrakech të Marokut

Publikuar më 10 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka arritur në finale të turneut Grand Prix në Marrakech të Marokut. Ajo në gjysmëfinale mposhti gjermanen Luise Malzahn me waza-ari në kohën shtesë. Në finale do të përballet me gjermanen Anna Maria Wagner.

Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut Grand Prix të xhudos që po mbahet në Marrakech të Marokut.

Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë, në përballjen e parë mposhti tunizianen Sarra Mzougui, ndërsa në çerekfinale mposhti austriaken Bernadette Graf, transmeton koha.net.

Në gjysmëfinale do të luftojë me gjermanen Luise Malzahn. Kuka është e vetmja nga Kosova që garon në Grand Prixun e Marrakechit.