Sport

Sport

Xhaka shënon gol në fitoren e Arsenalit kundër United

Publikuar më 11 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Futbollistët e Arsenalit kanë shënuar fitore si vendës kundër Manchester United në xhiron e 30-të të Premier Ligës të Anglisë me rezultat 2:0.

Ky ishte duel shumë i rëndësishëm për të dy ekipet që luftojnë për pozitën që siguron Ligën e Kampionëve.

Arsenali tregoi lojë më të mirë nga ana taktike, derisa  lojtarët e Unitedit dukeshin të lodhur pas takimit të vështirë në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së në Paris.

Golat për ekipin fitues i shënuan Graniti Xhaka në minutën 12 dhe  Aubameyang  nga penalltia në minutën 69.

Arsenal renditet në vendin e katërt me 60 pikë, ndërsa United një vend më poshtë me 58 pikë. Tabelës i prin City me 74 pikë, një më shumë se Liverpul në vendin e dytë.