Sport

Sport

Shqipëria e Kosova në garë për qendërmbrojtësin e Salzburgut

Publikuar më 13 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shqipëria dhe Kosova janë në garë të ashpër për qendërmbrojtësin e Red Bull Salzburgut në Austri, Albert Vallçi.

23-vjeçari, në një intervistë për portalin austriake "LAOLA1", ka konfirmuar interesimin nga të dyja kombëtaret, transmeton koha.net.

"Është e vërtetë që kohët e fundit kam marrë kërkesa nga federata e Kosovës dhe e Shqipërisë. Më kanë ftuar për të qenë pjesë e ekipit A", ka thënë Vallçi.

Megjithatë, mbrojtësi i gjatë 191 centimetra, i cili gjatë janarit kaloi te Salzburgu nga Wackeri, ka thënë se ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare të përfaqësojë.

"Kam ardhur së fundmi te Salzburgu, dhe pavarësisht se kam pasur një nisje të mirë, dua të fokusohem vetëm tek ky ekip për momenti", u shpreh Vallçi.