Sport

Sport

Kompletohet faza çerekfinale në Ligën e Kampionëve, dominojnë skuadrat angleze

Publikuar më 14 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Katër skuadra angleze e kanë arritur fazën çerekfinale të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Pas përfundimit të çifteve të fundit të 1/8 së finales mes Bayern Munichut dhe Liverpoolit, si dhe Barcelonës dhe Lyonit, janë mësuar emrat e të gjithë çerekfinalistëve të këtij sezoni në Champions, raporton Gazeta Express.

Liverpooli e mposhti Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm 3:1 pas ndeshjeve për të kaluar në çerekfinale.

Ndërsa, Barcelona e Lionel Messit e eliminoi Lyonin duke e mundur me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 5:1 të mërkurën.

Një ditë më parë, Juventusi e arriti çerekfinalen pas një rikthimi sensacional ndaj Juventusit, me Manchester Cityn që e shkatërroi Schalken në të njëjtën ditë për një vend në mesin e tetë më të mirëve.

Javën e kaluar çerekfinalen e arritën Ajaxi, Porto, Manchester Unitedi dhe Tottenhami.