Sport

Sport

Gjykata dështon të marrë vendim për rastin e Hillsboroughut

Publikuar më 04 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Juria ka dështuar të marrë vendim përfundimtar në gjykimin e ish-shefit të policisë që ishte në krye të detyrës gjatë incidentit të vitit 1989, në stadiumin e futbollit Hillsborough, në të cilin vdiqën 96 tifozë të Liverpoolit.

Gjykata e Prestonit dështoi ta merrte vendimin për akuzat për neglizhencë ndaj David Duckenfield, përkundër seancave gjyqësore që kanë zgjatur më shumë se dhjetë javë, transmeton KTV.

Prokuroria ka kërkuar rigjykim të Duckenfield, i cili i ka mohuar akuzat. Kjo gjykatë e shpalli fajtor vetëm ish-Sekretarin e Klubit Sheffield Wednesday, Graham Mackrell.

96 persona vdiqën shkaku i ngarkimit të tribunës në ndeshjen gjysmëfinale të kupës mes Liverpoolit dhe Nottingham Forestit.