Sport

Sport

Pogba dëshiron pagë javore 600 mijë euroshe për të mbetur te United

Publikuar më 05 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Paul Pogba është duke kërkuar një rritje të madhe të pagës për të qëndruar te Manchester United.

"The Sun" shkruan sot se mesfushori francez kërkon 600 mijë euro në javë për ta bërë së bashku me Alexis Sanchezin si lojtarin më të paguar të klubit.

Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, shpreson të bashkohet mesfushorin e Djajve të Kuq si dhe Eden Hazardin e Chelseat.

Por, ndërsa 26-vjeçari është i kënaqur nga perspektiva e transferimit në Madrid, anglezët do të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur lojtarin në Old Trafford.

Kontrata e tanishme e futbollistit do të përfundojë pas dy vjetëve gjersa United ka mundësi që t'ia zgjas edhe për 12 muaj të tjerë.

Djajtë e kuq po përgatiten t'i bëjnë një ofertë trevjeçare, e cila gjë do ta lidhte reprezentuesin francez me klubin britanik deri në vitin 2024.