Sport

Sport

Bayern turpëron Dortmundin me rezultat 5-0

Publikuar më 07 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Skuadra e Bayern Munich ka demoluar skuadrën e Borussia Dortmund në kryendeshjen e javës në Bundesliga. Lojtarët e Niko Kovac kanë turpëraur skuadrën e Lucien Favre, duke e mposhtur me rezultatin 5:0.

Të gjitha golat e gjigantit bavarez erdhën në 45 minutat e para të takimit, për të luajtur të qetë në pjesën e dytë. Ishte minuta e 10' kur ish lojtari i Dortmund që tani mbron ngjyrat e Bayern, Matts Hummels, shënoi për të zhbllokuar takimin.

Vetëm shtatë minuta më vonë, ishte përsëri një ish i Dortmund, Robert Leëandoëski, i cili realizoi për 2:0, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave e vazhdoi mesfushori i qendrës, Javi Martinez, i cili realizoi golin e tretë në minutën e 41' të ndeshjes. Për të 'nokautuar' skuadrën 'verdh e zi' u përkujdes anësori Serge Gnabry, një minutë para fundit të pjesës së parë.

Rezultatin në këtë takim e vulosi Lewandowski, kur në minutën e 89? realizoi për 5:0. Me këtë fitore, Bayern rimerr kreun e tabelës, me 64 pikë pas 28 xhirove, kurse Dortmund mbetet në kuotën e 63 pikëve.