Sport

Sport

Diego Costa rrezikon suspendim të gjatë pas fyerjeve ndaj gjyqtarit

Publikuar më 08 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, rrezikon të suspendohet deri në tetë ndeshje për shkak të fyerjeve ndaj gjyqtarit Jesus Gil Manzano në përballjen me Barcelonën të shtunën.

Ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 28-të në humbjen 2 me 0 pasi gjyqtari nuk e ndali një rast ku Costa thoshte se ishte fauluar, shkruan "Goal", transmeton Koha.net.

Spanjolli u nervozua dhe iu lëshua me fyerje gjyqtarit. Kjo çoi në karton të kuq.

Sipas "Reuters", në raportin e ndeshjes Manzano ka thënë se ishte sharë me nënë nga lojtari spanjoll.

Nëse Costa dënohet me tetë ndeshje moslojë, ai do të mungojë në tërë pjesën e mbetur të sezonit, që deri në fund i ka edhe shtatë xhiro.