Sport

Sport

Arsenali e ka mposhtur 2-0 Napolin në stadiumin "Emirates"

Publikuar më 12 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Arsenali i Unai Emery, ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Europa League, raporton Gazeta Express.

"Topçinjtë" e mposhtën 2-0 ekipin e Carlo Ancelottit. Golin e parë e shënoi Aaron Ramsey në minutën e 15', kurse për 2-0 Lucas Torreira goditi fuqishëm në minutën e 25' për ta detyruar Kalidou Koulibaly të shënojë autogol.

Ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, edhe pse në 45 minutat e pjesës së dytë skuadrat kishin rastet e veta, megjithatë, portat mbetën të paprekura.

Kështu, Arsenali viziton javën e ardhshme Napolin në Itali me një rezultat shumë të favorshëm.

Në këtë ndeshje, munguan dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Xhakla vazhdon të jetë jashtë për shkak të disa shqetësimeve të vogla, kurse Mustafi qëndroi në stol për 90 minuta. (Gazeta Express)