Sport

Sport

KB Prishtina historike, mbyll sezonin pa humbje

Publikuar më 14 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

KB Prishtina ka mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Klubi nga kryeqyteti shënoi fitore të thellë në ndeshjen e fundit të këtij edicioni ndaj Ponte Prizrenit, për të shënuar fitoren e 28-të këtë sezon, transmeton Koha.net.

Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 106-71.

"Përsëri historike. Në sezonin historik të klubit tonë erdhi edhe rekordi absolut në historinë e basketbollit kosovar, ai i përfundimit të sezonit pa asnjë humbje. Plot 28 ndeshje dhe po aq fitore. Faleminderit djelmoshave dhe trajnerit tonë për këtë të arritur pothuajse të papërsëritshme", ka shkruar klubi i Prishtinës në Facebook.