Sport

Sport

Liverpooli bën "mrekullinë", gjunjëzon Barçën për të arritur finalen

Publikuar më 08 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Liverpooli ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme në Anfield Road, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat prej 4 me 0 për t'u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Origi shënoi golin e parë në minutën e shtatë, transmeton Koha.net. Në pjesën e dytë Liverpooli shënoi edhe tre herë të tjera. Wijnaldum shënoi për 2 me 0 në minutën e 54 pas asistimit nga Aleksander Arnold.

E pas dy minutave holandezi shënoi sërish pas asistimit të jashtëzakonshëm nga Xherdan Shaqiri. E golin e fundit e shënoi Origi, që i siguroi Liverpoolit kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.