Sport

Sport

Klopp: Ajo që ndodhi ishte e pabesueshme!

Publikuar më 08 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pas fitores së pabesueshme kundër Barcelonës në "Anfield" me shifrat 4:0, ka pranuar se ajo që ndodhi ishte mrekulli.

"Ajo që ndodhi sonte ishte diçka e pabesueshme dhe e papërballueshme emocionalisht. Luajtëm kundër skuadrës më të mirë në botë. Gjithmonë është e vështirë të fitosh në futboll, por të fitosh pa pësuar gol në një ndeshje si kjo dhe kundër një rivali si Barça, është diçka e pabesueshme", ka thënë Klopp.

"Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për ne. Ka gjëra më të rëndësishme në këtë botë, por sinqerisht të krijosh një atmosferë të tillë emocionuese është diçka e jashtëzakonshme dhe për këtë meritorë janë të gjithë futbollistët. Këta djem kanë potencial dhe zemër, por mbi të gjitha vetëbesim", ka thënë Klopp.

Trajneri nga Gjermania ka thënë se Origi dhe Shaqiri nuk kanë luajtur shumë gjatë këtij edicioni dhe të luash në këtë mënyrë, kjo tregon se në futboll nuk ka asgjë të pamundur.

"Duhet të ishim seriozë, por edhe dinakë. Ishte e nevojshme. Barcelona mbrohet mirë, prandaj duhet të ishim të paparashikueshëm. Goditjen e këndit te goli i katërt nuk e pashë fare, ndërsa asistenti im më pyeti se çfarë kishte ndodhur", ka shtuar Klopp.