Sport

Sport

Zyrtare nga FIFA: Chelsea s'mund të blejë lojtarë të rinj për 1 vit

Publikuar më 08 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Apelimi i Chelseat kundër ndalesës 1 vjeçare për transferime lojtarësh është refuzuar të mërkurën, duke e lënë klubin londinez në përgatitje për kthim në Champions League pa pasur mundësinë e kryerjes së blerjeve të reja.

Komiteti i apeleve në FIFA nuk e ka ndryshuar vendimin për ndalim të imponuar në muajin shkurt për shkelje të rregullave të transferimit të të rinjve por shtoi se Chelseat do t'i lejohet të regjistrojë lojtarë nën moshën 16 vjeçare.

"Shkeljet e Chelseat përbënin mos-respektimin e ndalesës së transferimit apo regjistrimit të lojtarëve të rinj ndërkombëtarë nga jashtë vendit", ka thënë FIFA në një deklaratë për media, raporton AP.

Chelsea pritet të sfidojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

Klubi mund të kërkojë edhe një vendim urgjent nga CAS-i për të ngrirë ndalimin gjatë procesit të apelit. Kjo do t'ia mundësonte Chelseat regjistrimin e çdo lojtari të blerë gjatë sezonit të transferimeve i cili hapet në Angli më 11 qershor, transmeton Koha.net.

Vendimi nuk do të prek përfaqësuesin e SHBA-së, Christian Pulisic. Ai ka nënshkruar me Chelsean në janar dhe më pas është huazuar sërish në Borussia Dortmund por që do t'i bashkohet klubit të ri sezonin e ardhshëm.

Chelsea ka siguruar një pozitë në top-4 në Premier League, që do të thotë se do të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League.

Megjithatë, Chelsea mund të shesë lojtarë, siç është rasti i Eden Hazardit që po kërkohet nga Real Madridi, por nuk do të mund të blejë lojtarë të rinj deri në sezonin 2020-21.