Sport

Sport

Florent Hadergjonaj i bashkohet kombëtares së Kosovës

Publikuar më 09 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Siç merret vesh sportrtk.com nga burimet të konfirmuara në FFK, futbollisti me prejardhje nga Kosova, Florent Hadergjonaj ka pranuar që të luaj për kombëtaren e Kosovës.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka pasur takime intensive me futbollistin e rritur në Zvicër, që deri tash ka qenë edhe reprezentues i Zvicrës, (U-20) si dhe ka pasur një paraqitje edhe me Përfaqësuesen "A" të Zvicrës, Floren Hadergjonaj.

Mbrojtësi i krahut, tash e tutje do të luaj me fanelen e Kosovës. Floren Hadergjonaj është i lindur me 31.07.1994 në Zvicër.

Karrierën si i ri e ka filluar në vitin 2007 në FC Thun ku ka luajtur deri në 2010. Pastaj një vit ka luajtur te FC Lucern, për të kaluar dy vite tjera te FC Jung Boyes.

Aty edhe e ka nis pastaj karrierën prej profesionisti në vitet 2013-2016, ku ka luajtur 71 ndeshje. Një edicion ka kaluar në bundesligen gjerman te FC Ingolstad ku ka pasur 23 paraqitje. Në vitin 2017 ka kaluar te Huddesfeild, ku luan edhe aktualisht. Deri tani aty ka 47 paraqitje.

Pranimi që të luaj për Kombëtaren e Kosovës është i mirëseardhur, sepse e forcon dukshëm konkurrencën në repartin mbrojtës në ekip.