Sport

Sport

Arsenali kalon në finale, pasi mposhti Valencian për herë të dytë

Publikuar më 10 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nuk pati surpriza në "Mestalla", ku Arsenali mposhti për herë të dytë Valencian, këtë herë me rezultatin 2-4 dhe pas shifrave 3-1 në Londër, kaloi në finale me rezultatin total 7-3.

Ashtu si në Londër, edhe sonte ishte Valencia që kaloi e para në avantazh, me golin e shënuar nga Kevin Gameiro në minutën e 11', por Arsenali riktheu baraspeshën me Aubameyang dhe më pasi mori avantazhin me Lacazette, transeton Super Sport.

Gameiro riktheu edhe njëherë baraspeshën në "Mestalla", por Aubameyang shënoi edhe dy herë të tjera deri në fund, duke vulosur triumfin e Arsenalit, si dhe tripletën personale, që e lejoi të marrë topin në shtëpi.

Finalistja tjetër pritet të përcaktohet nga sfida Chelsea-Eintracht Frankfurt, e cila pas barazimit 1-1 ashtu si në ndeshjen e parë, shkoi në shtesën prej 30 minutave.