Sport

Sport

Manchester City, kampion i Premier Leagues

Publikuar më 12 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Manchester City i Pep Guardiolës është kampioni i Premier League, pasi që sot mundi në udhëtim Brighton-in, me rezultat 1-4, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në ishull, raporton RTKlive.

Djemtë e strategut spanjoll fitojnë për të dytën herë radhazi trofeun e Premier Leagues.

"Qytetarët" me 98 pikë të tubuara e mbyllin këtë edicion, dy më shumë së Liverpool që sot mundi Wolves, me rezultat 2-0, me dygoleshin e Mane, fitore kjo që nuk ishte e mjaftueshme për ta rrëmbyer titullin e kampionit.

Aguero (28'), Laporte (38'), Mahrez (63') dhe Gundogan (72'), shënuan nga një gol për fitoren e Cityt, kurse, golin e vetëm për Brighton e realizoi Murray (27').