Sport

Sport

Rashica uron ish-skuadrën e tij për inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Publikuar më 13 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, ka uruar ish-skuadrën Vushtrrinë për inkuadrimin në Superligën e Kosovës. Vushtrria sot siguroi kualifikimin në Superligë edhe pse u mposht nga Dukagjini. Me dy xhiro deri në fund të sezonit në Ligën e Parë, tani Vushtrria matematikisht është në Superligë.

Rashica, që dikur ishte pjesë e Vushtrrisë, tani përmes rrjeteve sociale ka uruar ish-skuadrën.

"Urime Vushtrri", ka shkruar ai si përshkrim të një fotografie të publikuar nga klubi Vushtrria.