Sport

Sport

Januzaj do të kishte qenë yll në Kosovë, askush s'e përmend në Belgjikë

Publikuar më 14 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, e ka komentuar zgjedhjen e Adnan Januzajt për ta përfaqësuar Belgjikën e jo Kosovën në futbollin ndërkombëtar.

Në vitin 2013 ishte raportuar se Adnan Januzaj kishte mundësi të luante për disa kombëtar të ndryshme - Belgjikën për shkak se kishte lindur atje dhe kishte pasaportë belge, Shqipërinë për shkak të prejardhjes së tij dhe Kosovën e cila nuk ishte e pranuar në UEFA dhe FIFA ende. Januzaj i kishte opsion edhe Serbinë, Turqinë dhe Kroacinë.

Për këtë gjë, babai i futbollistit, Abedini, kishte thënë: "Nuk po ua mbyllim derën Shqipërinë sepse jemi shqiptarë. Megjithatë, ata po ia mbyllin deren vetes. Unë bashkëpunoj vetëm me profesionistë. Nuk do ta zgjedhim Serbinë, Turqinë apo Kroacinë sepse s'kemi asnjë lidhje me ato vende".

Në tetor të vitit 2013, trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, kishte thënë se ata janë duke e vëzhguar situatën e Januzaj dhe mund ta thërrasin nëse ai merr nënshtetësi angleze, megjithatë për këtë gjë, Januzaj do të duhej të kalonte edhe pesë vjet të tjera në Angli.

Edhe pse Januzaj kishte luajtur ndeshje me ekipin e parë të Blegjikës, ai pati mundësi të kalojë në ekipin e Kosovës në vitin 2016, pasi që Kosova nuk kishte qenë anëtare në UEFA dhe FIFA kur ai kishte debutuar për Belgjikën.

Megjithatë, ai zgjodhi të vazhdojë me Belgjikën edhe më tutje. Këtë vendim të futbollistit Eroll Salihu e ka cilësuar si humbje të madhe për Januzajn.

"Jemi në rrugën më të mirë, kemi edhe Florent Hadërgjonajn tani. Tash, paramendojeni se çfarë ka humbur Adnan Januzaj, mua më vjen keq për të", theksoi Salihu në "90 Plus" në TV Zëri.

"Askush nuk e përmend atë në Belgjikë, ai do të kishte qenë yll te Kosova", shtoi Eroll Salihu. (Gazeta Express)