Sport

Sport

PSG bën gati 210 milionë euro për 3 "yje" të Realit

Publikuar më 14 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

PSG është gati të ndërhyjë fuqishëm në merkato për revolucionin e radhës në epokën e Al-Khelaifit. Sheiki arab, pronar i klubit parizien, është gati të hapë thesin, për tre kampionë në largim nga Reali i Madridit.

Plani është për të shpenzuar 210 milionë euro për të transferuar në kryeqytetin francez Gareth Bale, Iscon dhe Toni Kross.

Sulmuesi uellsian, i cili vlerësohet 70 milionë euro, i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Zinedine Zidane, që e ka "përjashtuar" nga organika, duke mos e grumbulluar në ndeshjet e fundit të La Liga-s, ndërsa mesfushorët, që vlerësohen 60 milionë i pari (Isco) dhe 80 milionë i dyti (Kross), nuk ka përfituar nga mundësitë që u ka ofruar trajneri francez.

Shitja e tyre mbetet një proces i pakthyeshëm, kështu që PSG kërkon të përfitojë, pasi edhe Cavani e Draxler do të largohen nga "Parc des Princes".

Drejtuesit e kampionëve të Francës dëshirojnë të grumbullojnë para nga shitja e disa "yjeve", për të bërë një investim të ri të madh, në funksion të objektivit Champions, trofe të cilit PSG ende nuk po i afrohet./SS/