Sport

Sport

Neymar transferohet tek Reali vetëm nëse ai dëshiron

Publikuar më 18 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Real Madrid nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Neymar në 'Santiago Bernabeu'. Ylli brazilian është i pasigurt për të ardhmen e tij, por gjigantët e La Ligas nuk do të përfshihen nëse ai nuk e dëshiron këtë transferim.

'AS' shkruan se Real Madrid nuk do të bëjë asnjë lëvizje në këtë drejtim, derisa Neymar nuk e bën hapin e parë për largim nga PSG.

Real Madrid edhe pse mbeten të interesuar të nënshkruajnë me Neymar, ata nuk duan të nisin një 'luftë' me presidentin e PSG, Nasser Al Khelaifi, të cilin e respektojnë shumë. E ardhmja e Neymar përfundimisht do të vendoset pas 'Copa America', ku lojtari do të jetë pjesëmarrës me ekipin e Brazilit. Neymar te PSG është transferuar në vitin 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro.