Sport

Sport

PSG reagon pas deklarimeve të Mbappes se mund të largohet

Publikuar më 21 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germaini do të vazhdojnë rrugën bashkë, ka thënë kampioni francez.

Kampioni i Botës të dielën paralajmëroi se është i hapur për projekt të ri jashtë vendit, teksa mori çmimin për Lojtarin më të mirë të vitit në Ligue 1.

I pyetur për të sqaruar komentet e tij, 20-vjeçari tha: "Kam thënë atë që kam pasur për të thënë".

Tani në një njoftim publik, PSG ka thënë se një lidhje e fuqishme e bashkon klubin me Mbappen, të cilin e transferoi nga Monaco më 2017.

Francezi kaloi te PSG-ja në formë huazimi që më pas u bë transfer i përhershëm për rreth 180 milionë euro, duke e bërë lojtarin e dytë më të shtrenjtë pas bashkëlojtarit Neymar.

Ai ka shënuar 59 gola në 86 ndeshje për Parisin.